X

Vijon “Zgjedhorja”, takimit me zyrtarin amerikan, kush është Crawford?

Vijon ende takimi i Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Gjatë mbledhjes, Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri janë shkëputur për tu takuar kokë më kokë me përfaqësuesin e ambasadës amerikane i cili ndodhet me diplomatë të tjerë në këtë mbledhje.

Mësohet se Ian R. Crawford është i dërguari i ambasadës amerikane në tryezën e negociatës.

Crawford mban detyrën e shefit të seksionit politik dhe ekonomik.

Gjatë takimit me dyshen Gjiknuri-Bylykbashi është bashkuar dhe nën kryetari i LSI Petrit Vasili.

Më herët u zbardh edhe propozimi i opozitës për qeverinë tranzitore ndërkohë që detaje të tjera priten në orët në vijim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rritje e lehtë e shifrave të COVID-19 në Kosovë, 13 raste të reja në 24 orët e fundit

Një rritje të lehtë të shifrave nga COVID-19 ka shënuar Kosova në 24 orët e fundit. 13 raste të reja...

Close