X

Shpërthimi në Tiranë, policia: Dyshohet se erdhi nga një lëndë plasëse

Policia ka dhënë detaje nga shpërthimi i ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Shpërthimi ndodhi në Rrugën e Dibrës midis një lokali dhe një hoteli. Sipas policisë, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plāsëse.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyēr një sasi e dyshuar si lëndë plāsese. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vrāsja dhe plāgosja e dyfishtë në Kurbin/ Ja çfarë thotë Policia

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plāgosur nga të shtënat me armē zjarri në Kurbin....

Close