X

Rritet numri i personave me Covid-19 të shtruar tek Infektivi, katër në gjendje të rëndë


Në vendin tonë janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me koronavirus ndërsa totali i të infektuarve është rritur në 1136.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi 11 raste janë konfirmuar në Tiranë, tre në Krujë dhe një në Kamzë.

Po ashtu, njoftohet se është rritur numri i personave të shtruar në spitalin Infektiv. Aktualisht në këtë shërbim po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.

Nga ana tjetër, nga virusi korona janë shëruar në orët e fundit edhe 15 qytetarë duke bërë që numri total i të shëruarve në vend të rritet në 872.

Nga numri total i të infektuarve, ende të sëmurë me Covid-19 mbeten 232 persona

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Shkon në 1136 numri i të prekurve me koranvirus në Shqipëri, 15 raste të reja në 24 orët e fundit

Janë shënuar  15 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, shkon në 1136 numri total i të prekurve në...

Close