X

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, nuk ka marrëveshje për Reformën Zgjedhore

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, pa u arritur një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, brenda afatit të 31 maj, të vendosur nga vetë liderët politikë.

Përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili deklaruan se opozita ka bërë propozimet e saj dhe tashmë i takon qeverisë të reflektojë.

Mbledhja është mbyllur pa marrëveshje dhe duke se çështja thelbësore, ku palët nuk bien dakord është identifikimi biometrik i votuesve, kërkesë kjo e paraqitur nga opozita.

Pavarësisht se ne bëmë propozimet dhe lëshimet tona, qeveria nuk ishte gati për konsensus. Ne kemi bërë koncesionet tona, por PS nuk qe në gjendje të hiqte dorë nga ato që njihen si privilegje të qeverisë në procesin zgjedhor”,- tha Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat.

Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në tryezë, paralajmëroi se reforma zgjedhore do të pëfundohet në mënyrë të njëanshme nëse nuk ka konsensus me opozitën dhe se do të votohet brenda këtij sesioni parlamentar.

“Nesër do informojmë Kuvendin , dyert e komunikimit janë të hapura me opozitën për të mbyllur edhe ato pak çështje. Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze apo parakushte e opozitës. Ne do të marrim përsipër risqet për t’i adresuar me kushtin që të adresohen kushte e OSBE/ODIHR. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri. Unë do bëj një informim për publikuan se kush janë kërkesat e opozitës.

Paketa duhet të jetë e plotë. Administrata do jetë shumë profesionale, rekrutimi i komisionarëve është e hapur, kushdo ka të drejtë të aplikojë për të qenë komisoner do zgjodhën me short dhe do ketë proces ekstra teknologjik. Jemi të hapur për çdo takim, do vazhdojmë punën pse vendi ka nevojë për Kod Zgjedhor. Opozita do të ishte mirë të na bashkëngjitët, po parlamenti është legjitim dhe pritja nuk mund të vazhdojë pa fund. Shqetësimet e opozitës janë adresuar. Se opozita ka një problem. Kodi Zgjedhor duhet të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar”, tha Giknuri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Këshilli Politik/ Zbardhen prapaskenat e takimit me përfaqësuesin e SHBA. Ja çfarë kanë dakordësuar palët

Prej mëse tri orësh vijon mbledhja e Këshillit Politik, ku palët tashmë po vijojnë diskutimet me përfaqësuesin e SHBA. Mësohet...

Close