X

Hajdari: Asnjë marrëveshje, dy partitë e vjetra kanë hallin e tyre

Me tone të ashpra, deputetja Rudina Hajdari shprehu zhgënjimin e saj për këtë dështim të radhës jo vetëm për shqiptarët por edhe të ambasadës amerikane siç u shpreh ajo.

“Dua të falënderoj përzemërsisht ambasadën amerikane që u ngujuar sot në këtë mbledhje për të dhënë zgjidhje për reformën zgjedhore. Edhe këtë radhë partitë politike dështuan për të dhënë një zgjidhje.

Pse mendoni ju që vjen ambasada amerikane këtu në këtë ndërtesë? Vetëm se mbrojnë interesat e shqiptarëve. Këta ja mbyllën derën edhe shqiptarëve edhe ambasadës amerikane.

Koha do i tregojë të gjitha. Kjo reformën zgjedhore duhet të ketë bekimin e shqiptarëve por sot nuk e ka. Edhe pse ambasada amerikane u investua për këtë reformë, këta nuk e morën fare parasysh. Se ku e kanë hallin nuk e dini?

E kanë hallin te vetja e tyre. Sot ambasada amerikane nuk e mori premtimin për të ardhur në një dakordësi, është shumë e trishtuar. Të dashur qytetarë duhet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Loja është e hapur akoma dhe nuk kemi ndryshim sistemi, por kemi një investim tjetër që ne do vazhdojmë të rifutemi në lojë. Ne nuk do të dorëzohemi nga ndryshimi i sistemit. Dy partitë politike dështuan, dështuan klasa e vjetër politike”, tha Hajdari.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Gjiknuri paralajmëron ndryshimin e Kodit Zgjedhor pa opozitën

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi sot se opozita shtoi kërkesa të reja, ndërkohë që u tërhoq...

Close