X

Gjiknuri paralajmëron ndryshimin e Kodit Zgjedhor pa opozitën

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi sot se opozita shtoi kërkesa të reja, ndërkohë që u tërhoq edhe nga çështjet që ishin dakordësuar.

Gjiknuri tha se, mazhoranca do të ndjekë rrugën ligjore dhe se do të informojë në vijim Parlamentin për arritjet e deri tanishme.

Socialisti tha se jemi të qetë dhe se “dyert dhe dritaret do të jenë të hapura për opozitën”

Gjatë gjithë kësaj kohe këshilli politik dhe komisioni ka trajtuar me seriozitet rekomandimet e ODIHR dhe është munduar të adresojë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës. Sot kemi një kuadër gati të përfunduar. Ne kemi gjetur hapësirën dhe do ti përfshijmë kërkesat e opozitës, por nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflekotojmë, të fillohet dhe të çedohet duke hequr dorë e duke dalë me kërkesa të reja. Por ne do vazhdojmë të ndjekim procesin.

Nesër do informojmë Kuvendin , dyert e komunikimit janë të hapura me opozitën për të mbyllur edhe ato pak çështje. Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze apo parakushte e opozitës. Ne do të marrim përsipër risqet për t’i adresuar me kushtin që të adresohen kushte e OSBE/ODIHR. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri. Unë do bëj një informim për publikuan se kush janë kërkesat e opozitës.

Paketa duhet të jetë e plotë. Administrata do jetë shumë profesionale, rekrutimi i komisionarëve është e hapur, kushdo ka të drejtë të aplikojë për të qenë komisoner do zgjodhën me short dhe do ketë proces ekstra teknologjik. Jemi të hapur për çdo takim, do vazhdojmë punën pse vendi ka nevojë për Kod Zgjedhor. Opozita do të ishte mirë të na bashkëngjitët, po parlamenti është legjitim dhe pritja nuk mund të vazhdojë pa fund. Shqetësimet e opozitës janë adresuar. Se opozita ka një problem. Kodi Zgjedhor duhet të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar”, tha Giknuri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dështimi i konsensusit, zbardhen përplasjet në tryezën e Këshillin Politik. Ja ku ndahen palët

Bisedimet në Këshillin Politik janë bllokuar tek çështja e administrimit zgjedhor. Burime të Panorama bëjnë të ditur se negociatat kanë...

Close