X

Astrit Patozi: Kam frikë se do të na duket lule 17 maji

Nga Astrit Patozi

Sot është një ditë, që i duhet kushtuar posaçërisht atyre të dyve, meqë vetë e kanë caktuar atë si finale të Komitetit Politik të Reformës Zgjedhore. Pa përmendur asnjë emër tjetër. E para, se është e padrejtë ta shpërndash përgjegjësinë, kur dihet botërisht se vendimarrja është ekskluzive dhe e personalizuar. Ata nuk e fshehin dot më që e duan njësoj të mos e ndryshojnë mundësisht fare moçalin e politikëbërjes në Shqipëri, të paktën edhe për pesë vjet të tjera.

Çdokush tjetër që është përfshirë në këtë histori të pistë për të ruajtur statuskuonë, ose ka një rol episodik dhe të parëndësishëm, ose është thjesht figurant. Ndaj edhe është mëkāt t’u biesh kot më qafë, edhe në rastin e neveritshëm, kur hasen tipa, që e mbrojnë më me zell se të zotët e punës sulltanatin e kryetarëve. Është njësoj si ato sūlmet e pakuptimta linçūese mbi këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, që të kujtonin revolucionin kulturor në Kinë, ndërkohë që autori i vetëm i shembjes së teatrit ishte Edi Rama.

Dhe mos u lodhni kot me debatin e panevojshëm, nëse kanë bërë ose jo marrëveshje për këtë çështje. Sepse kjo nuk ka asnjë vlerë. Është shumë më keq të biesh dakord pa marrëveshje, si tani, se sa të qepallohesh me “armikūn”, pasi ke ndenjur katër orë i mbyllur tek për tek me të brenda, siç ndodhi tre vjet më parë.

Që do të thotë se do të na duket lule 17 maji, përpara asaj që na pret, në rast se Edi Rama dhe Lulzim Basha do ta çojnë deri në fund dëshirën e tyre të qartë për të mos ndryshuar asgjë në këtë vend, për shkak të interesave të tyre politike dhe llogarive financiare okūlte.

Ndaj edhe duhet t’ua lëmë të plotë në prehër përgjegjësinë apo “meritën” këtyre dashnorëve të përvëluar të demokracisë për dështimin ose arnimin e reformës zgjedhore, tamam siç edhe në fakt e kanë. Është tamam dita e shënuar, kur haku duhet të shkojë i gjithi tek i zoti.

PS. Dhe mos harroni të porosisni, si zakonisht, vrāsësit me pagesë në politikë dhe në media që t’i quajnë të shitur tek Edi Rama të gjithë ata, që e duan dhe po e kërkojnë ndryshimin e sistemit. Me qartë se sot nuk është parë kurrë se kush është i blerë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Sprapsje prej globalizimit?

Nga Nicolas Martin Sipërmarrjet e logjistikës si p.sh. ajo Dachser janë si sizmiografë të tregtisë globale. Nëse ka ndokund luhatje...

Close