X

VIDEO/ Shtohen shtrimet në Infektiv, ja sa pacientë janë terapi intensive. Një i intubuar në gjendje të rëndë

Pas shumë kohësh që në terapi intensive nuk janë raportuar pacientë të intubuar, mëngjesin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se në gjendje të rëndë ndodhet një pacient.

“Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët katër janë në terapi intensive dhe një pacient është i intubuar në gjendje të rëndë”– njoftoi Ministria e Shëndetësisë, në deklaratën e sotme, lidhur me situatën më të fundit të koronavirusit në vend.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shkon në 1122 numri i të prekurve me koronavirus në vend, sot 23 raste të reja

Vazhdon rritet numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, duke shkuar në 1122 persona, me 23 raste të...

Close