X

‘Thumbi’ i Bashës për Ramën: Kush minon garancitë për zgjedhjet, nuk do integrim europian


Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë qëndrimin e kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, për reformën zgjedhore, dhe mes një postimi të tij në Twitter ka theksuar se PD është e vendosur për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Sipas kryedemokratit “Kushdo që minon garancitë për standardet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian të Shqipërisë”.

Duke nënkuptuar se pengesat për këtë proces ndodhin për shkak të Ramës.

“PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë.

Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë,” shkruan Basha në Twitter.

Basha mbajti këtë qendrim, pasi Rama u tërhoq dhe bllokoi dje në Këshillin Politik konsensusin për identifikimin biometrik në zgjedhje.

Ndërkohë që ambasadori i BE theksoi se “Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të marrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri më 31 maj”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Harta/ Manastirliu: Nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri më 1 Qershor

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar hartën e liri-daljes për këtë fundjavë. Ministrja Manastirliu thekson se këtë fundjavë do...

Close