X

Takimi i Bashës sot në Durrës, Nishani i kthehet Ramës: Populli po zien nga zemërimi, do të jenë të pamëshirshëm!

Ish-presidenti Bujar Nishani teksa ka komentuar takimin që zhvilloi sot kryetari i PD-së në Durrës, theksoi se populli po zien nga zemërimi dhe urrejtja ndaj māfias që po i varfëron.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani shprehet i habitur me konstatimet e kryeministrit Edi Rama, sa i takon rrezikut që kanoset nga takimet e Bashës me qyetarët për shkak të pandemisë.

“Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qenka në rrezik !!”, shkruan Nishani, ndërsa shton se populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më.

REAGIMI I NISHANIT

Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj māfias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gāngsterin.

Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qenka në rrezik !!!

Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrāsjeve , Gangsteri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve !!!!

Keqbërësit duhet të kenë frikë !

Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !
Kombi nuk e pranon tradhtinë !

Shqiptarët do të jenë të pāmëshirshëm ndaj të ligut !
#TëRingremëShqipërinë
🇦🇱

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ish-deputetja e LSI: Teatri, preteksti i Ramës për të tensionuar situatën dhe bllokuar integrimin e vendit

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, deklaroi se çështja e Teatrit Kombëtar shërben si pretekst për kryeministrin Edi Rama, për të...

Close