X

Shkon në tetë numri i të infektuarve me koronavirus në Mat


Ka shkuar në tetë numri i të infektuarve me Covid-19 në Mat.

News 24 raporton se nga pesw kampionët për analiza të marra një ditë më parë dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor thanë se dy rastet e reja janë brenda njërës prej familjeve, të cilat dolën me Covid-19 një ditë më parë.

Të gjitha rastet janë të izoluara dhe monitorohen nga mjekët e familjes pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat.

Një ditë më parë Bashkia e Matit ka bërë edhe dezinfektimin e banesave të familjeve të rezultuara të infektuara në fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Tërmet në Korçë, ja sa ishte magnituda

Një lëkundje tërmeti është ndjerë mëngjesin e sotëm në Korçë. IGJEUM raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 të...

Close