X

“Po trajtojmë gjyqtarët për Reformën në Drejtësi,” ambasada e SHBA publikon pamjet nga salla e re e gjyqit


Ambasada e SHBA-së në Shqipëri publikon pamje nga salla e re e gjyqit në vendin tonë, e financuar nga USAID, duke u shprehur se reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj.

Sipas ambasadës amerikane, USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur këtë sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë.

POSTIMI:

Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre.

Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë.

Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Virologu gjerman: Do të ketë shpërthime lokale të koronavirusit në vjeshtë

Meqenëse tani e kuptojmë më mirë virusin Corona, teorikisht një mbyllje për së dyti prej virusit mund të jetë e...

Close