X

Nga shëndeti i zemrës te problemet me tretjen, benefitet që sjell përdorimi i vajit të xhinxherit

Për mijëra vjet, xhinxheri është përdorur për trajtimin e shumë sëmundjeve për shkak të efekteve të tij të fuqishme terapeutike dhe parandaluese. Disa nga vetitë unike terapeutike të vajit të kësaj bime janë:

Trajton infeksionet

Vaji i xhinxherit është një antibiotik natyral, ka aftësinë të parandalojë përhapjen e infeksioneve. Për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë infeksionet, provoni të shtoni një pikë vaji esencial të xhinxherit në një gotë uji dhe ta pini.

Përmirëson funksionet e aparatit tretës

Mund të trajtojë dhimbjen e barkut, dispepsinë, diarrenë, spazmat dhe dhimbjen e stomakut, si dhe në trajtimin e ulçerave të stomakut. Për të ndaluar të vjellat ose të përzierat, hidhni një pikë vaj xhinxheri në një gotë me ujë, ose në një filxhan çaji dhe pijeni ngadalë.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Vaji i xhinxherit ka aftësinë për të ulur nivelin e kolesterolit dhe për të parandaluar mpiksjen e gjakut. Gjithashtu përmirëson metabolizmin e lipideve, gjë që ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Në mesditë reshje lokale, moti për çdo qytet

Shërbimi Meteorlogjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në orët e...

Close