X

FOTOT/ Forbes: Kush janë dhjetë sportistët më të paguar të vitit 2020


Revista Forbes ka përditësuar listën me sportistët që arkëtojnë më shumë para dhe për vitin 2020 në krye të renditjes është një emër i madh si Roger Federer, pa diskutim një legjendë e tenisit. Pas tij, me një diferencë të vogël, renditen emra si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Pas tyre një vend e ka zënë edhe braziliani i PSG, Neymar, ndërkohë që në dhjetë sportistët që përfitojnë më së shumti ka edhe yje të NBA dhe të futbollit amerikan. Sigurisht nuk mund të mungojë edhe Tiger Woods, i cili për shumë kohë ka qenë sportisti me më shumë përfitime.

10) Carson Wentz (futboll amerikan) – 59.1 milion dollarë (55.1 milion nga pagat dhe premiot, 4 nga sponsorët)

9) Kirk Cousins (futboll amerikan) – 60.5 milion dollarë (58 milion nga pagat dhe premiot, 2.5 nga sponsorët)

8) Tiger Woods (golf) – 62.3 milion dollarë (2.3 milion nga pagat dhe premiot, 60 nga sponsorët)

7) Kevin Durant (basketboll) – 63.9 milion dollarë (28.9 milion nga pagat dhe premiot, 35 nga sponsorët)

6) Stephen Curry (basketboll) – 74.4 milion dollarë (30.4 milion nga pagat dhe premiot, 44 nga sponsorët)

5) LeBron James (basketboll) – 88.2 milion dollarë (28.2 milion nga pagat dhe premiot, 60 nga sponsorët)

4) Neymar (futboll) – 95.5 milion dollarë (70.5 milion nga pagat dhe premiot, 25 nga sponsorët)

3) Leo Messi (futboll) – 104 milion dollarë (72 milion nga pagat dhe premiot, 32 nga sponsorët)

2) Cristiano Ronaldo (futboll) – 105 milion dollarë (60 milion nga pagat dhe premiot, 45 nga sponsorët)

1) Roger Federer (tenis) – 106.3 milion dollarë (6.3 milion nga pagat dhe premiot, 100 milion nga sponsorët)

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Koronavirusi shuan familjen e Guzman, futbollisti i parë profesionist që humb jetën nga Covid-19

Një lajm i hidhur vjen nga Bolivia, ku shënohet rasti i parë që një futbollist profesionist humb jetën për shkak...

Close