X

Detajet e reja/ Aksidenti fatal në Levan-Tepelenë, ja emri i víktimës

Një aksident me pasojë vdekjen u shënua ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Aksidenti ndodhi në Kafaraj.

Një makinë përplasi një motoçikletë. Si pasojë humbi jetën drejtuesi i motoçikletës, Adriatik Hamataj, 55 vjeç. Ky i fundit udhëtonte vetëm.

Fier- Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi A.H.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.Dh dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Protesta të dhunshme për vrāsjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, mbetet i vrārë polici në SHBA, plagoset një tjetër

Një oficer policie ka mbetur i vrārë dhe një tjetër është plāgosur nga të shtënat me ārmë gjatë protestave në...

Close