X

“Asimptomatikët nuk infektojnë”, mjeku italian: Ndikimi i të nxehtit te koronavirusi


“Kurba bie çdo ditë. Dhe do të vazhdojë derisa të arrijmë në ditën kur vlera R0 do të jetë zero dhe për këtë arsye mund të themi se kjo histori do të marrë fund për ne”.

Kështu ka deklaruar virologu i njohur italian Giulio Tarro duke nënvizuar edhe një lajm të mirw se personat asimptomatikë nuk infektojnë të tjerët.

Sipas mjekut, “Ekziston një punë shkencore ku u mor në studim një person asimptomatik dhe 455 njerëz që ai takoi: rezultati final ishte se nuk pati asnjë të infektuar!”.

Me tej ai ka thënë se “Besoj se do të jemi të qetë këtë verë, por nga tetori mund të rishohim shenja të virusit dhe duhet të reagojmë me qetësi”.

Mjeku insiston te faktori i nxehtësisë: “A është nxehtësia aleati ynë? Po. E kam thënë shumë herë – vazhdon studiuesi nga Messina –dhe kurrë nuk do të lodhem ta përsëris. Për më tepër, ne po e shohim këto ditë.

Ka njerëz që përpiqen të hedhin poshtë këtë provë duke marrë si një shembull atë që po ndodh në Brazil ose në zona të tjera të ngjashme.

Unë do të doja t’i kujtoj se në anën tjetër të linjës së ekuatorit stinët janë të kundërta me tonat: ne jemi në pranverë / verë; atje, megjithatë, ata janë në vjeshtë / dimër

Sipas mjekut, “për ata që teshtijnë ose kolliten, është e qartë se këto pika mund të përhapen për rreth një metër.

Por nëse marrim parasysh rastin e njerëzve që bisedojnë normalisht, në një distancë prej rreth 20 centimetra – siç është shkruar në çdo manual të mikrobiologjisë nuk ka rrezik që të ndodhi asnjë lloj infektimi”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Po trajtojmë gjyqtarët për Reformën në Drejtësi,” ambasada e SHBA publikon pamjet nga salla e re e gjyqit

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri publikon pamje nga salla e re e gjyqit në vendin tonë, e financuar nga USAID,...

Close