X

VIDEO/ Romët protestë para Bashkisë së Tiranës: Na dhūnūan se mblidhnim mbetje në kosha, Veliaj të kërkojë falje


Një protestë po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës nga komuniteti rom për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre gjatë pandemisë.

Ata duhet të siguronin jetesën duke mbledhur mbetje në koshat e mbeturinave por Policia Bashkiake nuk i lejonte duke i dhunuar në disa raste.

Protesta mbështetet edhe nga shoqëria civile kundër dhunës së ushtruar ndaj tyre.

Deklarata e plotë:

Të gjithë e pamë dhunën e policëve të bashkisë Tiranë ndaj një anëtari të minoritetit rom, i cili i gjendur në kushte të vështira ekonomike për shkak të dështimit të programeve të punësimit si dhe masave të ndërmarra ndaj Covid-19, ka zgjedhur si zgjidhje për të ushqyer familjen me mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme.

Por, përveç se ky akt i turpshëm nuk është pranuar nga punonjësit e policisë bashkiake, Bashkia Tiranë nuk ka asnjë reagim për veprimin e punonjësve nën varësinë e saj.

Siç dihet, këto janë sjellje të paligjshme dhe kryhen në mënyrë të përsëritur nga ana e policisë së bashkisë Tiranë.

Shprehemi të paligjshme, pasinë 2017, institucioni i Avokatit të Popullit nëpërmjet trajtimit të një ankese ka konstatuar se, policia bashkiake Tiranë vepron në tejkalim të kompetencave të saj përsa i përket masave dhe veprimeve të kryera ndaj ricikluesve si dhe ka rekomanduar mos përsëritjen e veprimeve të tilla.

Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë të një dhune të pajustifikuar dhe në shkelje të Drejtave të Njeriut nga ana e policëve. Përsëri fatkeqësisht, në mungesë të programeve dhe skemave të suksesshme të punësimit, të paktën në Tiranë numërohen rreth 3000 mbledhës të mbetjeve të riciklueshme, të cilët duhet të kryejnë këtë punë për të siguruar ushqim për fëmijët e tyre.

Lidhur me situatën e ndodhur, ne nuk mund të qëndrojmë pa reaguar kur shohim që të varfërit shtypen dhe dhuna ndaj tyre bëhet sistematike. Është e qartë që Bashkia Tiranë do të ndalojë aktivitetin informal të mbledhjes së mbetjeve të riciklueshme dhe këtë mendon ta arrijë përmes dhunës dhe pa ofruar një zgjidhje për punësimin formal të tyre.

Ne, sot kërkojmë nga ana e Kryetarit të Bashkisë Tiranë:

1. Të kërkojë falje publike për dhunën e kryer nga ana e punonjësve të tij ndaj anëtarit të minoritetit rom ;

2. Të dënojë aktin e dhunës dhe të pezullojë nga puna dhunuesit

3. Të lihen të punojnë të gjitha këto kategori derisa të gjendet nga qeveria dhe bashkia një zgjidhje për punësimin e tyre;

Kërkojmë nga Prokuroria të zbardhë sa me shpejt çështjen dhe të dënohen përgjegjësit.

Organizatat i bëjnë thirrje organizatave ndërkombëtare, prezenca e të cilave kontribuon në vendin tonë për sundimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, të shprehen qartë dhe publikisht mbi këto veprime dhune të përsëritura të policisë bashkiake Tiranë ndaj anëtarëve të minoriteteve egjiptiane dhe rome, si veprime të dhunshme në shkelje flagrante të Drejtave të Njeriut.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
EMRI/ Aksident në Lezhë humb jetën rrugës për në spital 73-vjeçari

Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Lezhë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas policisë, aksidenti i...

Close