X

Video e publikuar nga Ardi Veliu, CRCA thirrje kryeministrit: Shkarkoni urgjentisht Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ka shkelur katër ligje të shtetit

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA, ka reaguar në lidhje me videon e bërë publike nga ana e Ardi Veliut, në të cilën shihej nëna e adoleshentit të dhūnuar nga policia, e cila dukej me pistoletë.

Nëna e të miturit shpjegoi në “News 24”, se videon Veliu e ka marrë në rrjetin e saj personal, në një xhirim filmi të realizuar në vitin 2018.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë urgjentisht drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliun, pasi sipas CRCA, kryepolici i Shqiperise ka shkelur katër ligje të shtetit shqiptar.

Reagimi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve:

Veliu shkel rëndë 4 ligje të Shtetit Shqiptar. Paligjshmëria nga ana e policisë vijon edhe sot!
Tiranë, 29 Maj 2020 – Sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka përvijuar marrëzinë institucionale të radhës duke kërkuar të mbrojë dhūnën policore dhe trajtimin johuman të një fëmije 15-vjeçar nga ana e punonjësve 10 ditë më parë.

Sikur të mos mjaftonte kjo ngjarjen rëndë e 16 Majit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mori përsipër të denigrojë publikisht, në shkelje të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë, konventat ndërkombëtare dhe ligjet e vendit (Kodi Penal, Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve), nënën që ka dalë publikisht në mbrojtje të fëmijës së saj.

Veliu, në këtë komision duke kërkuar të justifikojë dhūnën e policisë ndaj 15 vjeçarit ka publikuar një video të nënës së tij gjatë xhirimeve të një filmi, duke gjykuar se kjo është mënyra me të cilën fëmija edukohet dhe duke dashur të quajë të drejtë edhe dhūnën e ushtruar nga punonjësit e policisë.
Për më tepër, edhe pse thirrja e nënës së fëmijës ishte që Policia e Shtetit dhe institucionet shqiptare të vendosnin përpara ligjit çdo shkelës të tij, përgjigja e Drejtorit të Policisë së Shtetit, në emër të institucionit që ai përfaqëson, është e gjitha në kundërshtim me ligjet e Shqipërisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit përgjatë këtij komisioni ka vijuar të sulmojë on-line nënën e djalit duke sugjeruar se fëmija ka një prejardhje nga një familje e paedukuar dhe si i tillë duhej të ishte edhe reagimi i punonjësve të policisë së shtetit.

CRCA, shprehet thellësisht e indinjuar pasi, sjellja e paligjshme e z. Veliu, përpara Komisionit Parlamentar është një goditje institucionale për Policinë e Shtetit dhe një ftesë e hapur për çdo punonjës policie për të shkelur ligjin me çdo mënyrë dhe çdo mjet.

CRCA Shqipëri, i drejtohet me këtë kërkesë urgjente Kryeministrit të vendit z. Rama, për të shkarkuar menjëherë Prejtorin e Policisë dhe për të kërkuar një ndjesë publike jo vetëm ndaj fëmijës të cilit iu shpërndanë pamjet disa ditë më parë, se si goditej nga një punonjës policie, por edhe ndaj nënës së tij e cila etiketohet nga përfaqësuesit e shtetit si e padenjë si prind.

Këto deklarata, vijojnë të tregojnë realitetin se në Shqipëri, të drejtat e fëmijëve jo vetëm nuk mbrohen nga institucionet ligjzbatuese, por edhe arrijnë deri aty sa të përgojohet deri në marrëzi edhe edukimi dhe prejardhja familjare e një fëmije.

Paligjshmëria nga ana e policiisë ka vazhduar dhe vijon të dëmtoje jetën mirëqënien dhe të drejtat e një fëmije 15-vjeçar. Tashmë është bërë e zakonshme në Shqipëri, mosndëshkimi i të gjithë zyrtarëve publikë që shkelin ligjin më të dy këmbët dhe dhūnojnë të drejtat e njeriut.

Në 16 Maj, CRCA Shqipëri reagoi menjëherë sapo mori dijeni për dhūnën që u ushtrua ndaj një djali 15 vjeçar në Tiranë. Ngjarja ishte tepër e rëndë dhe paraqiti modelin e një force policore që nuk respekton të drejtat e fëmijëve, dinjitetin e qenies njerëzore. CRCA, kërkoi pezullimin e menjëhershëm të punonjësve të policisë dhe nisjen e hetimeve të pavaruar për këtë ngjarje.

CRCA dënon ashpër çdo lloj forme të dhūnës ndaj fëmijëve, dhë kërkon që policia e shtetit të tregojë statusin e saj në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe në respekt të qënieve njerëzore. Për një vend që kërkon sa më parë të hapë negociatat me Bashkimin Europian, kjo ngjarje vetëm e largon Shqipërinë dhe shqiptarët nga ëndrra e tyre për të qënë pjesë e Europës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Flet nëna e 15-vjeçarit: U tmerrova nga video që nxorri Ardi Veliu!

Zaida Çobo, nëna e adoleshentit të dhūnuar nga disa policë thotë se është ndjerë e tmerruar nga video që ka...

Close