X

Tomini e ISHP: Pse janë rritur infektimet me Covid-19 ditët e fundit

Epidemiologia e ISHP-së, Eugena Tomini, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë për Ora News, Tomimi u shpreh se rritja e numrave ka ardhur si pasojë e zbehjes së vigjilencës, mos përdorimit të mjeteve mbrojtëse personale, dhe mos respektimit të distancimit fizik.

“Kemi një trend në rritje të rasteve të regjistruara Covid-19 të paktën në katër qytete. Është një trend në rritje krahasuar me dy javë më parë. Mbyllja e kësaj jave përkon me trendin më të lartë në 3-4 javët e fundit. Duhet të theksohet se ka një zbehje të vigjilencës dhe përdorimit të mjeteve mbrojtëse personale.

E kemi shprehur gjithmonë. Që nga momenti i zbehjes së pandemisë në vend, çdo rast me hapjen e sistemit shëndetësor, me hapjen e lehtësimit të masave në mënyrë graduale, përsa i përket sistemeve shëndetësore ose mosruajtjes së distancimit fizik, çdo person do të konsiderohet si covid pozitiv”, – u shpreh Tomimi. Sipas saj, edhe nga personeli shëndetësor ka pasur një zbehje të vigjilencës, teksa numri i të infektuarve në QSUT vijon të rritet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Koronavirusi/ Donald Trump ndërpret marrëdhëniet me OBSH: U bë palë me Kinën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar pak më parë se do të ndërpresë marrëdhëniet e tij me Organizatën Botërore të...

Close