X

Reforma Zgjedhore/ Sot mblidhet prapë Këshilli Politik. Ja çfarë do të diskutohet


Këshilli politik i Reformës Zgjedhore do të mblidhet sot në orën 11:00 për ta nisur aty ku e lanë një natë më parë, te teknologjia në zgjedhje.

Po ashtu, sot pritet që të diskutohet edhe për administratën zgjedhore, ku edhe aty palët nuk kanë arritur një dakordësi.

Maxhoranca kërkon që komisionerët e votimeve të zgjidhen nga administrata shtetërore, ndërsa opozita kërkon një formulë mikse, ku edhe partitë të kenë vëzhguesit e tyre.

Kujtojmë se mbrëmë dështuan diskutimet në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore për teknologjinë në zgjedhje.

Pas katër orësh diskutimesh, PS, PD dhe LSI nuk arritën që të gjenin konsensusin për identifikimin biometrik dhe votimin elektronik.

Opozita e bashkuar kërkon që identifikimi biometrik në zgjedhjet e ardhshme të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, ndërsa votimi elektronik të pilotohet.

Ndërsa maxhoranca, mbështetur në një opinion të ODIHR, kërkon që si identifikimi biometrik, ashtu edhe votimi elektronik, të pilotohen. Kjo gjë t’i ngarkohet KQZ dhe ekspertëve të Këshillit të Ministrave për ta caktuar.

Po ashtu, palët u ndanë edhe te kërkesa e opozitës për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, 100 ditë para zgjedhjeve. Në lidhje me këtë pikë, maxhoranca u shpreh gjatë mbledhjes se nëse pranohet ky propozim, atëherë parimisht është pranuar qeveria tranzitore.

Por, gjatë mbledhjes që zgjati rreth katër orë, anëtarët e tryezës politike arritën edhe disa dakordësi. Për herë të parë në qendrat e votimit do të ketë kamera që do të monitorojnë procesin, por jo vendin e votimit.

Po ashtu, kishte konsensus për sinjalizuesit. Edhe Policia do të ketë më shumë angazhime në ruajtjen e zgjedhjeve, ndërsa u pranua edhe propozimi i PD-së që SPAK të hetojë krimet zgjedhore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Punonjësit e fasonerisë në Vlorë ngrihen në protestë: Duam pagën e luftës

Vazhdojnë protestat e punonjësve që nuk kanë mundur ta marrin ende pagën e luftës në qytetin e Vlorës. Këtë mëngjes...

Close