X

Reforma Zgjedhore/ Meta: Pres me padurim konsensusin e palëve brenda 31 Majit. Do t’i dekretoj


Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një konference për shtyp bëri me dije se do të miratonte ndryshimet e kodit zgjedhor dhe se mezi priste përmbylljen e tyre në Këshillin Politik.

“Sa i përket Kodit Zgjedhor jam i kënaqur, po ndjek zhvillimet. Ka përparime dhe mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe të përmbyllin me konsensus ndryshimet që kërkohen nga BE në radhë të parë por edhe partnerët e tjerë.

Menjëherë do t’i firmos këto ndryshime që të japim një lajm të mirë nga Shqipëria dhe Tirana për qytetarët dhe për partnerët pavarëesisht se s’do të jetë i pamjaftueshëm”,- tha Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
VIDEO/ Romët protestë para Bashkisë së Tiranës: Na dhūnūan se mblidhnim mbetje në kosha, Veliaj të kërkojë falje

Një protestë po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës nga komuniteti rom për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre gjatë...

Close