X

Raporti i Komisionit të Venecias, reagon zëdhënësi i Metës: Për presidentin, Kushtetuta është e paprekshme

Pas publikimit të draftopinionit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese që solli një përplasje tjetër mes maxhorancës dhe presidentit të Republikës, vjen një reagim nga Presidenca. Zëdhënësi i presidentit, Ted Blushi theksoi se Presidenti as nuk rrjedh raporte dhe as i komenton.

Venecia deklaron në draftraportin e saj se është e rëndësishme për Shqipërinë të rivendosë Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Sipas Venecias, kriza kushtetuese është pasojë e disa faktorëve ndërsa rekomandon dialog institucional për kalimin e krizës. Për të kapërcyer situatën e ngecur, Komisioni i Venecias bën rekomandimet e mëposhtme.

REAGIMI I BLUSHIT

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.

Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato.

Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike.
PËR PRESIDENTIN META, KUSHTETUTA ËSHTË E PAPREKSHME DHE LIGJI MË I LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.
🇦🇱

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Pashalimani” do bëhet bazë ushtarake për Turqinë? Ministria e Mbrojtjes: Ka kërkesë për të qenë e NATO-s, ekspertët e Aleancës po e vlerësojnë

Mediat greke shkruan sot se “Pashalimani” mund të bëhet një bazë ushtarake e Turqisë, pasi kryeministri shqiptar Edi Rama i...

Close