X

Prindërit e këngëtares së njohur shqiptare infektohen me Covid-19


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka deklaruar se prindërit e saj janë diagnostikuar me Còvid-19.

Këtë periudhë, e përjetoi me stres të madh po çdo gjë duket se është përmirësuar.

“Ata u ínfektuan me korònavirus dhe qëndruan të sëmurë për tre javë dhe unë u bëra shumë nervoze. Mendoja që të bëja një udhëtim me makinë që të shkoja të kujdesesha për ta. Ata këmbëngulën që unë dhe vëllai im të mos shkonim atje. Më në fund u bënë më mirë dhe tani mund të shijojnë sërish ushqimin. Ndihem shumë mirënjohëse”, tha këngëtarja.

Këngëtarja shtoi se po i kalon ditët në karantinë duke gatuar dhe duke qëndruar sa më shumë pozitive, ndonëse është mërzitur se janë pezulluar pjesa më e madhe e aktiviteteve.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Kot rri në Shqipëri”, Pas filmit të shkurtër Armina Mevlani zbulon ‘planet’ me Olta Gixharin: Do iki Hollywood…

Një ditë më parë blogerja  e njohur Armina Mevlani publikoi një video ku ka xhiruar një “film të shkurtër” siç...

Close