X

Presidenti Meta paralajmëron konferencë për mediat, ja kur do të mbahet


Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar se do të mbajë një konferencë për mediat sot në orën 13:15. Nuk dihet ende për çfarë do të flitet.

Një javë më parë, Presidenti mbajti një deklaratë nga oborri i presidencës ku bëri publike 14 pikat që u ka prezantuar në një platformë për daljen nga kriza ambasadorëve.

Nuk la pa përmendur shembjen e Teatrit Kombëtar, të cilën e quajti ngjarje shokuese që tronditi opinionin publik.

Meta shtoi se në pozicionin e tij si kreu i shtetit ka bërë gjithçka që palët të dialogojnë dhe të ecet përpara me Reformat në vend.

Një temë e nxehtë në vend mbetet Reforma Zgjedhore, për të cilën u mbajt një mbledhje prej katër orësh ditën e djeshme, ndërsa Këshilli Politik u mblodh sërish sot në orën 11:00.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
VIDEO/ Instituti i Shëndetit Publik: Tirana infekton Shqipërinë, 23 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 23 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1099 numrin total...

Close