X

Policia jep detaje zyrtare për plagosjen me armë zjarri në Peqin. Autori dhe 31 vjeçari u konfliktuan në lokal. Njihen si…


Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Peqin.

Shtetasi Besmir Hakballa ka marrë plumb në pjesën e këmbës. I plagosuri Hakballa është qëlluar në këmbë dhe është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij është kritike. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për ndalimin e tij.

Shkak për plagosjen është bërë një sherr i çastit në një lokal. Edhe Hakballa edhe autori njihen si persona problematike ne qytet

Njoftimi:

Plagosi me armë zjarri një 31 vjeçarin në Qytetin e Peqinit, Policia në kohë reale identifikoi autorin.

Rreth  orës 20:10 në qytetin e Peqinit  si pasojë e një konflikti të çastit është  plagosur me armë zjarri  në këmbë shtetasi  B.H., 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjekësorë në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe  grupi hetimor shkuan menjëherë  në vendngjarje dhe  falë veprimeve të shpejta  bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon veprimet  për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Atentati në Peqin/ I plagosuri, dhëndërr i Tan Kateshit, një prej kapobandave të ’97, me precedentë penalë. Autori dyshohet…

Zbulohet të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin ku mbeti i plāgosur me ārmë zjarri...

Close