X

Pas rrëzimit të Albin Kurtit, Vetëvendosje do të përgatitet për protesta


Ka përfunduar rrugëtimi i Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës dhe do të rikthehet aty ku ka qëndruar më shumë, në opozitë.

Në fillim mocioni i mosbesimit të Lëvizjes Demokratike të Kosovës dhe tani vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’i hapur rrugë qeverisë së re LDK- AAK- Nisma bëjnë që Kurti të ‘dorëzojë çelësat’ e qeverisë.

Por me hyrjen e qershorit mediat kosovare mësojnë se Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë protestat dhe revoltat popullore.

Vetëvendosja nuk bie dakord me vendimin e Gjykatës Kushtetuese teksa është e vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Data më e mundshme e një proteste nga Vetëvendosje në Kosovë është 5 qershori.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Kríme mjedisore në zonën Bunavisë/ Policia dhe IKMT: Gjobitëm me 40 milionë lekë dy subjekte

Inspektoriati Kombëtarit i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka gjobitur me nga dy milionë lekë...

Close