X

Noizy i tha publikisht ‘dhëmbë-kalbur’, Dasara Karaiskaj flet për herë të parë për sherrin me reperin


Para disa kohësh një ndër sherret më të përfolura ka qenë ajo e gazetares së njohur Dasara Karaiskaj me Noizy-n.

Nëse nuk ju kujtohet po ua shpjegojmë fillimisht:

Dasara në një intervistë për “Couleur 3” (radio zviceriane) u shpreh se nuk i pëlqente muzika e Noizy-t dhe se ky i fundit së bashku me Mozzik duhen hedhur në plehra.

Sigurisht që nuk mungoi edhe një reagim nga Noizy, i cili e ofendoi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e quajti gazetaren “dhëmbëkalbur”.

Ky sherr mes tyre është risjellë ditën e djeshme në vëmendje tek emisioni “Mes Yjesh”, ku Dasara është pyetur në lidhje me këtë gjë.

Ajo është shprehur se në fakt është viktimizuar dhe kanë qenë njerëzit ata për të cilën ndjenin keqardhje.

“Unë nuk i kam pasur të prishur dhëmbët në atë kohë. Unë besoj që dhe ai vetë e kuptoi që zbriti shumë poshtë në nivel, në mënyrën se si më komentoi. Unë fola për muzikën që në fund të fundit kam të drejtën time të mos më pëlqejë. Nuk u mora as me buzët e trasha, as me dhëmbët… Sepse gomari nuk çalon nga dhëmbët përgjithësisht dhe as nga veshët! Në atë kohë unë kisha bërë transplant dhëmbësh. Filloi një lum mesazhesh, u ndjeva e viktimizuar sepse u vinte keq njerëzve për mua, dhe ndërkohë s’po kuptoja, pastaj shkova dhe e pash sepse më kishte bërë tag, por e fshiu shumë shpejt”, u shpreh Dasara.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Sabiani ndryshon ‘look’/ KOPJON reperin e famshëm amerikan, lyen flokët në ngjyra të ndryshme

Këngëtari shqiptar Sabiani njihet për pamjen e tij të veçantë, me flokët bjonde dhe kaçurele. Prej shumë vitesh këngëtari është...

Close