X

Mes protestave të fuqishme, arrestohet polici që i vuri gjurin në fyt afro-amerikanit në SHBA

Një oficer policie, është arrestuar në shtetin Mineapolis të SHBA dhe akuzohet për vrāsjen e afro-amerikanit George Floyd.

Polici i quajtur Derek Chauvin, shfaqet në një video, duke vendosur gjurin e tij mbi qafën e Floyd, i cili më pas ndërroi jetë.

Kjo ngjarje ka shkaktuar protesta mjaft të ashpra në Mineapolis dhe protestuesit i vunë flākën një stacioni policie.

Kjo cështje ka rikthyer zemërimin në komunitetet e afroamerikanëve, për shkak të brūtalitetit me të cilin shumë prej tyre, janë trajtuar nga policia. Në të shkuarën, ngjarje të tilla kanë frymëzuar edhe lëvizjen “Black Lives Matter”.

Oficeri do të përballet me tre akuza, mes të cilave vrāsje në shkallën e tretë, ndërkohë që hetimet vijojnë edhe për oficerë të tjerë.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, LAJME
Ish-deputetja: Ardi Veliu, kurbani i radhës apo klloun vulgar?

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, e ka cilësuar si një shfaqje të shëmtuar atë që ka ndodhur sot në Komisionin...

Close