X

Kush janë deputetët që dëgjuan deklaratat skandaloze dhe injorante të Ardi Veliut dhe nuk reaguan

Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, duke folur në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, publikoi një video skandaloze, ku justifikonte dhūnimin e një 15 vjeçari, duke deklaruar se ai ka një nënë me moral të dyshimtë, sepse ajo shfaqet në video me një pistōletë.

Veliu, i cili duket se nuk e kupton që veprimet e çdo qytetari janë individuale dhe jo familjare, kishte manipuluar edhe me videon, sepse siç sqaroi më pas nëna e të miturit, Zaida Çobo, video është një sekuencë nga një film ku ajo ka aktruar.

Unë e përgënjeshtroj këtë që ka nxjerrë Ardi Veliu, pasi është vjedhur nga FB im dhe është pjesë e marrë nga prapaskenat e një filmi, “Dashuria s’mjafton”, e regjisorit Drilon Hoxha, ku unë jam protagoniste. Krerët tanë nuk marrin vesh nga arti.

Ardi Veliu të mësojë të ndajë gjinitë, duke folur për fëmijën tim, thoshte “ajo”, unë kam një djalë dy metra. Vjen nga një nënë që e kam rritur me mund e me djersë”, deklaroi nëna e djalit në një intervistë për Abc News.

Por, ajo që ka bërë përshtypje në këtë rast, nuk është vetëm injoranca e theksuar e drejtorit të policisë, por edhe heshtja e deputetëve që dëgjonin këto deklarata skandaloze.

Mes deputetëve, ndodheshin shumë gra, ndër të cilat Antoneta Dhima, Ermonela Felaj, Elona Gjebrea, apo edhe deputeti opozitar Myslim Murrizi.

Reagimet ndaj këtyre deklaratave të Ardi Veliut kanë qenë mjaft të ashpra dhe shumë qytetarë kanë kërkaur dorëheqjen e tij nga detyra.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
‘Duhet shkarkuar menjëherë, të çohet para drejtësisë’, Paloka reagon ashpër pasi drejtori i Policisë nxori videon e mamasë së 15-vjeçarit të dhūnuar

Partia Demokratike reagon pas deklaratës nga drejtori i Policisë Shtetit, Ardi Veliu për dhūnën e ushtruar nga policia ndaj një...

Close