X

Kryeministri boshnjak nën akuzë, dyshime për korrupsion për respiratorët

Kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç, drejtori i drejtorisë për mbrojtje civile Fahrudin Solak dhe pronari i kompanisë “Mjedëra e argjend” Fikret Hoxhiç mbrëmë janë marrë në pyetje nga autoritetet në kuadër të hetimit për aferën respiratorët.

Ata kanë dhënë dëshmi para hetuesve pasi rastin e mori në shqyrtim Prokuroria e Bosnjes.

Të mërkurën policia i ka sekuestruar telefonin Novaliç për ekspertizë, për të konfirmuar me kë ka kontaktuar ai për blerjen e respiratorëve.

Respiratorët u blenë nga Kina për 5.3 milionë euro, por janë të papërdorshme në repartet e kujdesit intensiv, kurse hetimi duhet të përcaktojë sesi kompania e kontraktuar mund të importojë respiratorë, kur ajo është e regjistruar si kompani e përpunimit dhe kultivimit të frutave dhe perimeve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
‘Mbeta i llahtarisur …./ Çani për sjelljen e Ardi Veliut: Ky është vetëm fillimi i tmerrit, kur ju them bëni gati valixhet…

Arian Çani ka reaguar për deklaratën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, për dhūnimin e 15-vjeçarit disa ditë...

Close