X

Koronavirusi “futet” në Sarandë, konfirmohet rasti i parë


Konfirmohet rasti i parë me Covid 19, në Sarandë.

“Panorama” raporton se bëhet fjalë për një shtetase ukrainase, e cila ka ardhur për pushime në Sarandë.

Prej shtatë muajsh ajo ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera.

Bluzat e bardha si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.

Saranda ka qenë një nga zonat më te qeta në gjithë këtë periudhë të ankthshme të koronavirusit në Shqipëri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Pas rrëzimit të Albin Kurtit, Vetëvendosje do të përgatitet për protesta

Ka përfunduar rrugëtimi i Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës dhe do të rikthehet aty ku ka qëndruar...

Close