X

Koronavirusi/ Donald Trump ndërpret marrëdhëniet me OBSH: U bë palë me Kinën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar pak më parë se do të ndërpresë marrëdhëniet e tij me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe shkak për këtë është menaxhimi i epidemisë së të koronavirusit.

Duke folur nga ‘Rose Garden’, Trump tha se sjellja e keqe e Kinës është e njohur në të gjithë botën, duke shtuar se Pekini ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara gjatë dekadave.

Trump fajësoi “keqpërdorimin e qeverisë kineze” për përhapjen e koronavirusit. Dhe për këtë fajëson OBSH-në.

“Ne ia bëmë me dije reformat që duhet të ndërmerrte, por OBSH refuzoi të vepronte. Për këtë arsye ne sot i japim fund marrëdhënies sonë me OBSH dhe fondet që ishin caktuar për të do të drejtohen në vende të tjera të botës ku ka nevoja emergjente për shëndetin publik. Bota ka nevojë të marrë përgjigje nga Kina për koronavirusin. Duhet transparencë”, deklaroi Trump.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Shkon afër gjashtë milionë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën, mbi 365 mijë të vdekur

Koronavirusi e ka ulur ritmin e infektimit kohëve të fundit, megjithatë numri i personave me Covid-19 në të gjithë botën...

Close