X

Koreja e Jugut bën hapa pas, mbyll 200 shkolla vetëm pak ditë pas rihapjes. Shtohen rastet me koronavirus


Pas lehtësimeve të bëra dhe rinisjes së shkollave, Koreja e Jugut ka bërë hapa pas në planin e masave për koronavirusin.

BBC shkruan se të enjten Koreja e Jugut raportoi 79 raste të reja brenda 24 orëve – numri i saj më i lartë në dy muaj.

Për pasojë, më shumë se 200 shkolla në të gjithë Korenë e Jugut janë të detyruar të kthehen në mësimdhënie online dhe te mbyllin klasat, vetëm pak dite, pasi nxënësit ishin rikthyer.

Shumica e shkollave të prekura ndodhen në një zonë jashtë Seulit e cila ka pasur rritje të infektimeve me koronavirus.

Koreja e Jugut përballoi një nga shpërthimet më të këqija të sëmundjes jashtë territorit të Kinës, por pati një kontroll të mirë nga plani, “gjurmim, testim dhe trajtim”.

Rregullat e distancës sociale u qetësuan dhe vendi po kthehej kryesisht në normalitet deri këtë javë, kur u rivendosen serish masa kufizuese.

Shkollat ishin duke u rihapur në faza në një proces që po vazhdon në mbarë vendin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Reshje shiu lokale, moti për çdo qytet

Moti sot parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë deri në pasdite. Në mbrëmje më tepër kthjellime. Shërbimi Meteorologjik...

Close