X

Gjashtë raste me koronavirus në Mat, detaje si u infektuan

Mati është futur sërish në zonat e prekura nga Covid-19. Aktualisht janë shfaqur gjashtë raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit.

Burime për News 24 konfirmojnë se këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë, e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë.

Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme dhjetë tamponë për analiza, nga të cilat gjashtë kanë rezultuar pozitivë.

Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.

Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me Covid-19.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Raste të reja me koronavirus në Lushnje, sot katër të infektuar

Raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Lushnjë. Pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar katër persona, të...

Close