X

Flet nëna e 15-vjeçarit: U tmerrova nga video që nxorri Ardi Veliu!

Zaida Çobo, nëna e adoleshentit të dhūnuar nga disa policë thotë se është ndjerë e tmerruar nga video që ka nxjerrë drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Çobo tha se përgënjeshtron gjithçka dhe se pamjet ishin marrë në rrjetin e saj social, ndërsa po xhironte një film.

“Jam ndjerë e tmerruar. E kam telefonuar drejtorin e Policisë Ardi Veliun dhe ai nuk ma ka hapur telefonin. Veliu ka cenuar figurën time në mënyrë ekstreme. Kjo është skenë filmi. Video është bërë në një prapaskenë filmi që kam realizuar.

Video është realizuar në vitin 2018. Gjendet në FB tim. I bie që ka gërmuar kaq shumë në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj se me çfarë të drejte e publikon atë video. Çështjen do ta çoj në gjykatë”, tha Çobo për News 24

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Të shtëna me ārmë zjarri në Peqin, plagoset rëndë i riu

Të shtëna me ārmë në Peqin. Një person me plagë nga ārmë zjarri ka shkuar i plagosur në spitalin e...

Close