X

Damian Gjiknuri: Nuk i shtyjmë zgjedhjet për shkak të teknologjisë

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka thënë se sot nuk pati dakordësi për dy temat, teknologjinë si dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

Gjiknuri thotë se opozita duhet të mos rrezikojë zgjedhjet prej teknologjisë, por ky të jetë një proces shkallë-shkallë dhe jo direkt.

Nga ana tjetër Gjiknuri shprehet se opozita me skemën që kërkon për administratën zgjedhore e do atë siç është, të politizuar, pasi vetëm një i papolitizuar komisioner do ishte si delja në mes të ujqërve.

PD bëri këtë propozim, që Kolegj Zgjedhor të jetë Gjykata Kushtetuese. Por ka problem, a e lejon Kushetuta. Ne nuk kundërshtuam, por as nuk dhamë dakordësi, por do ta shohim. Por aty ka probleme pasi a mund të investohet Gjykata Kushtetuese në çdo çështje për zgjedhjet.

Çfarë kemi ne në dorë. Të bëjmë ligjin. Nëse biem dakord për administratën zgjedhore, për rekrutime jo vetëm nga administratë zgjedhore, por edhe të tjerë më arsim të lartë, mund të zgjidhen komisionerë. Përfaqësues politik por jo me vendimmarrje dhe vendimmarrja bëhet nga përfaqësuesi jopolitik. Kjo është mundësia.

Është e mundshme. Nuk e kuptoj pse e kundërshton, por do të mbajë skemën e politizuar që e akuzon vetë. Le ta thonë publikisht. E di kush do ishte më e ndershme, që të thonë që të jenë këta. Nuk është depolitizim të çojë një jopolitik dhe të gjihë politikë, ajo është ujqërit dhe delet.

Ne e kemi shprehur vullnetin politik. Për teknologjinë jemi dakord. Jemi gati edhe për më shumë por problem është a shtrihet tek e gjithë Shqipëria. Ose të thonë që në disa qendra votimi ku unë kam merak apo problem të implementohet teknologjia.’- tha Gjiknuri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
U merrte lekët dhe i premtonte emigrantëve të paligjshëm kalimin drejt vendeve të BE-së, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi u kap duket transportuar në pesë shtetas të huaj emigrantë...

Close