X

Atentati që tronditi Korçën, policia vë në pranga autorët

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzohen për vrāsje në tentative.

Blutë bënë me dije se në pranga ranë shtetasit me inicialet F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 26.10.2019, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrāsja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentātivë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ārmëve dhe i municionit”.

Ata akuzohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 15 tetor të vitit të kaluar në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kanë qëlluar me ārmë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Damian Gjiknuri: Nuk i shtyjmë zgjedhjet për shkak të teknologjisë

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka thënë se sot nuk pati dakordësi për dy temat, teknologjinë si...

Close