X

Porosia e prerë e Angela Merkel për të shmangur përhapjen e koronavirusit: Zbatoni masat!


Gjermania po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 shtetet rajonale, tha kancelarja Angela Merkel.

Ajo porositi që të tregohet kujdes, për të shmangur përhapjen e virusit, duke kërkuar zbatimin e masave të distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse, shkruan Reuters.

“Ne akoma jemi në fillimin e pandemisë”, u tha ajo gazetarëve.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Gjermani janë regjistruar gjithsej 181,293 raste me COVID-19, dhe 8,408 viktima.

Të hënën u lehtësuan masat e izolimit duke lejuar hapjen e restoranteve. Gjermania është zhytur në recesion, pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009.

Ekonomia u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Vetëm 66 vīktīma, përmirësohet situata nga koronavirusi në Francë

Si shumë vende europiane, edhe Franca po sheh një përmirësim të ndjeshëm në luftën ndaj COVID-19. Prej shtatë ditësh Franca...

Close