X

Gjykata Kushtetuese rrëzoi Albin Kurtin, reagon Hashim Thaçi


Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, se nuk do të ketë zgjedhjet të reja, ka reaguar Presidenti Hashim Thaçi. Ai thotë se e mirëpret këtë vendim dhe se partitë duhet të tregojnë pjekuri politike.

Reagimi:

E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese.

Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën.

Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës. HTH

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, FLASH, LAJME
Kushtetuesja i hap rrugë krijimit të qeverisë “Hoti”, Konjufca: Skandaloze, vendimi do të shkaktojë revoltë qytetare

Pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin për kryeministër, vjen një...

Close