X

VIDEO/ Dy vëllezërit e sëmurë kërkojnë ndihmë: Duam ilaçe, na falni të paktën kamatvonesat e energjisë elektrike


Fatmir Canaj vuan prej vitesh nga mosfunksionimi i veshkave, ndërkohë shpesh i duhet të shkoj nga Këlcyra në Gjirokastër për të kryer hemodializë.

52-vjeçari i bën apel shtetit për ndihmë, pasi merr vetëm 10 mijë lekë kemp, të cilat nuk i mjaftojë as për ilaçet.

Fatmiri jeton në banesë me vëllain e tij Agimin, i cili është tetraplegjik. Për shkak të pamundësisë ekonomike dy vëllezërit hasin vështirësi që prej 8 vitesh edhe në pagesat e faturave të energjisë elektrike. 52-vjeçari kërkon që së paku ti falen kamat vonesat e energjisë elektrike.

“Jam i sëmurë me hemodializë, kam 15 vite, kam marrë urgjencën kombëtare, dhe më thonë që nuk përgjigjemi për sëmundjet kronike.

Kam marrë taksi private që të shkoja në Gjirokastër, kërkoj nga shteti që të më ndihmojnë me ilaçet.

Vetëm paracetamolin dhe adelatin ma kanë dhënë me rimbursim, ilaçet e tjera që më duhen bëjnë sa pensioni im”, shprehet Fatmir Canaj.

Ndërkohë që e njëjtë paraqitet gjendja dhe për vëllanë e tij, Agimin. Për më shumë shihni videoapelin e mëposhtëm:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kriza e koronavirusit, paketa bilionëshe e Ursula von der Leyen

Në kuadër të buxhetit të ardhshëm të BE, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon të mobilizojë një...

Close