X

Reja: Botërori 2022 është një ëndërr për ne, Udinezes i rekomandoj këtë lojtar. Shqipëria ka lëndë të parë

Kombëtarja shqiptare përjetoi një periudhë trazirash në epokën e Panuçit dhe me ardhjen e Edi Rejës, qetësia u rikthye sërish dhe djemtë e kombëtares nisin të punonin pa presionin e dikurshëm, që ndoshta nuk i lejonte të tregonin veten në fushë. Trajneri i kombëtares, së fundmi ka dhënë një intervistë për “Tuttomercattoweb”, ku ka treguar rreth planeve dhe ëndrrave te kombëtarja jonë dhe ka tentuar të ndërhyjë në merkaton e klubit të tij të preferuar, Udinezes, duke i rekomanduar transferimin e Rei Manajt.

“E kam pasur gjithmonë ambicien për të drejtuar një kombëtare. Nuk u mendova dy herë kur erdhi propozimi për të qenë trajner i Shqipërisë. Po bëjmë një punë shumë të rëndësishme, së bashku me Federatën, sidomos në aspektin e rritjes së lojtarëve të rinj. Në Shqipëri është investuar shumë në infrastrukturë në vitet e fundit. Kemi fatin të luajmë në një stadium të jashtëzakonshëm dhe të stërvitemi në një qendër stërvitore moderne.

Ka shumë lojtarë interesantë, lënda e parë është vërtetë e mirë. Bëhet fjalë për djem që luajnë në kampionatet më të rëndësishme evropiane: në Gjermani dhe Itali. Kam një entuziazëm të madh, projekti është i rëndësishëm. Po i presim me entuziazëm eliminatoret e Botërorit 2022. Kualifikimi do të ishte një ëndërr.

Udineze? I kam rekomanduar Pierpaolo Marinos (drejtori teknik i Udinezes), mikut tim të dashur, të marrë Rei Manajn. Nuk ishte akoma gati kur ishte pjesë e Interit, kalimi tek Albasete e ka pjekur. Ka shënuar gola dhe ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ia doli të bindë Barcelonën. Rei do të bënte shumë mire te një skuadër si Udineze. Ka edhe lojtarë të tjerë shqiptarë shumë të mirë. Nëse Marino do të më marrë ndonjë këshillë, do t’i flisja me kënaqësi rreth lojtarëve të rinj“, tregoi Reja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Perla e Kimmich ndëshkon Dortmundin, Bayerni me një dorë te titulli

Bayerni i Mynihut me një dorë në titullin kampion të Bundesligës, që do të ishte i teti radhazi për bavarezët....

Close