X

Reforma Zgjedhore/ Monika Kryemadhi pret në takim ambasadorin britanik


Ditën e sotme kryetarja e LSI zhvilloi një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë Duncan Norman.

Zyra e shtypit në LSI njofton se Kryemadhi diskutoi me Ambasadorin Norman lidhur me sfidën e madhe të përmbushjes së 15 kushteve të Integrimit Evropian dhe vullnetin e pandryshuar të LSI-së për të kontribuar për ato që janë përgjegjësitë e opozitës në listën e kushteve të BE për hapjen e negociatave.

Kryemadhi nënvizoi rolin e veçantë dhe mjaft pozitiv të Ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, si një model për ti dhënë përgjigje çështjeve që kanë rëndësi për vendin dhe veçanërisht zgjedhjeve, që janë themel i demokracisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
VIDEO/ Pallati do të shembet me eksploziv, banorët në Durrës ngrihen në protestë: Dëmtohen 200 biznese!

Banorët e lagjes nr.11 në Durrës kanë kundërshtuar mundësinë e shpërthimit me tritol të pallatit gjashte katësh në bulevardin “Dyrrah”....

Close