X

Pronar i magazinës së drōgës në Xibrakë, kush është Kelmend Dalipi “shënjestra” e OFL


Kelmend Dalipi është personazhi i radhës i Operacionit Forca e Ligjit, të cilit i është dërguar formulari i vetëdeklarimit.

Dalipi është emër i njohur i drejtësisë, pasi është arrestuar në vitin 2015, si i përfshirë në çështjen e laboratorit të drogës në Xibrakë.

Mes të arrestuarve asokohe ishte edhe nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha. Ndërkohë Kelmend Dalipi ishte pronari i magazinës, që ishte kthyer në një laborator të përpunimit të lëndës narkotike.

Ai u dënua e 7.3 vite burg, ndërsa në vitin 2018, asokohe gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ta lirojë.

Gjykata pranoi kërkesën e avokatit për lirimin e Dalipit me arsyetimin se i rrezikohej jeta në qeli për shkak të një sëmundje të rëndë që vuan i dënuari.

Ndërkohë, tashmë Dalipi është objekt i OFL dhe do t’i duhet të plotësojë formularin brenda 28 orëve./ Abc News

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane, sekuestrohen rreth katër ton drōgë

Në kuadër të operacionit të koduar “San Silvestro 2018”, të zhvilluar nga antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia...

Close