X

Mbollën kånabis në pyll, arrestohen tre persona në Mallakastër


Tre persona janë vënë në prangat e Policisë pasi janë kapur duke kultivuar lëndë narkotike.

Në prangat e Policisë, kanë rënë: O. M., 30 vjeç, N. M., 24 vjeç dhe S. F., 30 vjeç, të tre banues në Patos. Të tre kanë tentuar të mbjellin lëndë narkotike në pyllin e fshatit Lofkënd.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Vihen në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në pyllin e fshatit Lofkënd, disa fidanë narkotikë.

Nga veprimet operacionale dhe hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e 3 shtetasve, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimin e fidanëve narkotikë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin e shtetasve O. M., 30 vjeç, N. M., 24 vjeç dhe S. F., 30 vjeç, të tre banues në Patos.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Korçë/ Transportonin klandestinë për 150 euro, arrestohen tre persona, mes tyre një sirian

Ditën e sotme Policia e Korçës ka arrestuar tre shtetas në Maliq, pasi dyshohet se kanë transportuar emigrantë të paligjshëm....

Close