X

Konflikt me vëllezërit për pronën dhe dhūnë ndaj bashkëshortes, prangosen tre persona në Tiranë


Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar tre persona, nën akuza të ndryshme penale.

Uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga tre shtetas, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Një prej tyre është konfliktuar me vëllezërit për pronën, ndërsa dy të tjerët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, për dhunë në familje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit A. I., 43 vjeç, pasi në fshatin Koçaj, pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij, shtetasit Y. I dhe D. I., ka pushtuar me anë të forcës dhe dhunës tokën në pronësi të tyre, duke ushtruar dhunë fizike.

Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit F. K., 32 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike sistematikisht ndaj bashkëshortes, në banesë.

Po nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Zh., 38 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tre muaj i mbyllur për shkak të koronavirusit, Koloseu në Romë rihapet më 1 qershor

Atraksioni më i njohur turistik në Itali, Koloseumi, do të rihapet më 1 qershor, pas gati tre muajsh i mbyllur,...

Close