X

Itali, 117 viktima dhe 584 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Italia ka regjistruar sot një rritje të viktimave për shkak të koronavirusit. Në 24 orët e fundit 117 persona kanë humbur jetën dhe 584 të tjerë janë infektuar nga virusi i ri.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 33,072 ndërsa personat e infektuar në total janë 231,139.

Personat e shëruar nga koronavirus kanë arritur në 147,101, prej të cilëve 2,453 gjatë 24 orëve të fundit.

Në Lombardi janë regjistruar sot 58 viktima më shumë duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 15,954, teksa janë 384 raste pozitive më shumë se një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga koronavirus në rajonin e Lombardisë është 87,801.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Aleanca ndalet për peticionin në Lezhë/ Budina: Të lidhim Besëlidhjen, do ta ngulim flamurin kombëtar në sheshin e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur sot për peticionin në Lezhë ku janë mbledhur firma për rindërtimin e Teatrit...

Close