X

Detaje/ Vatra e infeksionit në QSUT, të infektuar dy mjekë dhe pesë infermierë


Nga 13 të infektuar me koronavirus në QSUT në 24 orët e fundit, shtatë prej tyre janë personel shëndetësor ndërsa gjashtë të tjerët janë pacientë.

Abc News raporton se janë kryer gjithsej 22 tamponë në QSUT pasi një infermiere rezultoi pozitive dy ditë më parë.

Në radhët e personelit shëndetësor mësohet se janë konfirmuar pozitivë dy mjekë dhe pesë infermierë.

Nga personat e infektuar pozitivë ditën e sotme, nëntë janë pa simptoma të vetëizoluar në shtëpi, ndërsa katër të tjerë po marrin trajtim mjekësor në QSUT.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 21 persona, të gjithë në kryeqytet, ndërsa për herë të parë që nga nisja e pandemisë nuk ka asnjë të infektuar në rrethe.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shkatërron 14 barraka në lumin Erzen

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në shkallë të gjerë në kontrollin e lumenjve, burim, shtrat...

Close