X

Covid 19/ Zvicra merr vendimin: Hapim kufirin me Italinë më 6 korrik

Zvicra do të heqë kufizimet e udhëtimit me Italinë fqinje dhe të gjitha vendet e tjera në zonën e lëvizjes së lirë të Shengenit në Europë duke filluar nga 6 korriku, njoftoi sot qeveria.

Kufijtë me Gjermaninë, Francën dhe Austrinë është vendosur tashmë të rihapen më 15 qershor.

“Për shkak të numrit të ulët të infektimeve të reja me COVID-19 në Zvicër, kompanitë zvicerane do të lejohen të punësojnë personel të nevojshëm urgjent nga vendet e tjera europiane nga 8 qershori”, tha ministrja e Drejtësisë dhe e Policisë, Karin Keller-Sutter, në një konferencë për shtyp në Bernë.

Zvicra, e cila ndan kufirin me rajonin më të prekur italian, Lombardinë, ka regjistruar afro 30 800 raste infektimi dhe më shumë se 1 600 vdekje të lidhura me COVID-19.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Kryeministri Rama “çliron” futbollin, ja kur pritet të rifillojë kampionati

Federata Shqiptare e Futbollit pret ende një përgjigje zyrtare nga Ministritë përkatëse për të mësuar nëse është miratuar apo jo...

Close