X

Biznesi i vogël në Greqi thirrje qeverisë: Të hapen kufijtë tokësorë me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore


Thirrje qeverisë greke të hapen kufijtë tokësorë me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore bëri sot Lidhja e Biznesit të Veshjes së Gatshme Greqi.

Duke u referuar në fazën e përgjithshme të lehtësimit të masave, “SEPE” ka kërkuar të lejohen të kalojnë pa karantinë e para 15 qershorit profesionistët e bizneseve anëtare të Lidhjes, në këto vende.

Ndalimi i qarkullimit për shtetas grekë e të huaj që drejtojnë apo punojnë mes dy vendeve në biznese kryesisht eksportuese dëmton rëndë sektorin duke thelluar krizën e madje kërcënuar mbijetesën.

Nga ana e tij, kryeministri grek Micotakis ka theksuar sot se përderisa ecuria e pandemisë e lejon, kufijtë tokësorë të Greqisë do të hapen gradualisht për të gjithë turistët e lejuar, deri në 15 qershor.

SEPE i drejtohet me letër të hapur katër ministrave të Greqisë, të Ekonomisë, Zhvillimit, Mbrojtjes së Qytetarit dhe ministrit plotësues të kryeministrit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Tension në qiell, dy “Su-35” rusë i afrohen avionit amerikan: Veprimet si këto e rrisin rrezikun për përplasje

Marina e SHBA-ve ka njoftuar se dy aeroplanë luftarakë rusë të tipit “Su-35” kanë fluturuar në mënyrë të pasigurtë dhe...

Close