X

VIDEO/ Tirana zonë e nxehtë e koronavirusit, një Call Center vatër infeksioni


Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total, 1029 numrin e të infektuarve në vend.

24 prej të infektuarve janë vetëm në Tiranë, duke e kthyer sërish kryeqytetin në një zonë të nxehtë. Nga këta 15 janë në një call center në kryeqytet.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se rastet e reja në call-center janë kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Ndërkohë po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit një 69 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në spitalin Infektiv për shkak të koronavirusit. Deri më tani, numri i të vdekurve ka shkuar në 33 që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë. Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 80
Durrës 54
Krujë 24
Shkodër 12
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Mirditë 1
Korçë 1

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, zbardhen tre propozimet e opozitës

Ditën e sotme është mbledhur në një tryezë Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Opozita ka shkuar në tryezë me tre...

Close